75 Mall Live Search
09:27 / E Shtunë, 11 Korrik 2026 / A

Luan Krasniqi i dërgon mesazh Albin Kurtit: Uroj që sa më shpejt të formohet Qeveria, punoni në interes të qytetarëve

Boksieri legjendar shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar në një koment në një status të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ky i fundit kishte folur për takimet me partitë opozitare, PDK dhe LDK, në kuadër të përpjekjeve për formimin e institucioneve të reja.

Përmes komentit të tij, Krasniqi i ka uruar Kurtit suksese në procesin e formimit të Qeverisë së re të Kosovës, duke shprehur dëshirën që vendi të ketë sa më shpejt institucione funksionale, transmeton Indeksonline

“Albin i nderuar, të uroj shumë suksese në formimin e qeverisë. Uroj që me përkushtim, mençuri dhe përgjegjësi të punoni gjithmonë në interes të qytetarëve dhe të ardhmes së Republikës së Kosovës. Suksese dhe mbarësi në çdo hap”, ka shkruar Krasniqi.

Komenti i ish-kampionit të boksit ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, ndërsa vjen në një kohë kur po vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare. Urimi i Krasniqit u interpretua si një thirrje për bashkëpunim dhe përgjegjësi politike në interes të qytetarëve të Kosovës. /Indeksonline/