Luan Krasniqi publikon letrën që ia kishte dërguar ish-presidenti Rugova

Boksieri i famshëm kosovar, Luan Krasniqi ka bërë publike letrën që e kishte pranuar dikur nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova.
Letra është e datës 16 shkurt 2004, pak ditë pasi Luan Krasniqi ishte shpallur kampion i Evropës në boks.
“Fitorja e dytë e titullit kampion i Evropës është nder për vendin tonë Kosovën dhe gjithë shqiptarët” shkruante ndër të tjera në letrën e Rugovës./Indeksonline/
