18:22 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Luan Maloku: Rita Ora dhe Ledri Vula këndojnë më 17 shkurt në Prishtinë

Dy artistët e muzikës, Rita Ora dhe Ledri Vula do të këndojnë pë 10-vjetorin e Pavarësisë së vendit.
Këshilli Organizativ i koncertit, ka shpalosur programin për festimin për këtë ditë të veçantë.

Kryesuesi i Këshillit Organizativ Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, tha se ka qenë një punë intensive e përbashkët e të gjitha institucioneve për me përgatitur një program sa më të pasur për këtë jubile të parë të shtetit të Kosovës.

Në këtë konferencë ka folur edhe Luan Maloku nga zyra e zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj. Ai ka treguar se në koncertin e së shtunës, të 17 shkurtit, do të performojë ylli botëror i muzikës, kosovarja Rita Ora. Po ashtu, Maloku ka thënë se bashkë me Ritën, të shtunën do të këndojë edhe ylli kosovar i muzikës, Ledri Vula.

Maloku ka thënë se Rita pritet të performojë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë pas orës 22:00.