75 Mall Live Search
09:40 / E Martë, 14 Korrik 2026 / AR

Luana ndan një selfie, syzet me simbolin e “mësyshit” bien në sy

Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një selfie të re, duke u shfaqur me një pamje elegante dhe plot stil.

Megjithatë, përveç paraqitjes së saj, vëmendjen e morën edhe syzet që mbante, të cilat kishin simbolin e njohur të “mesyshit”, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit, shkruan Indeksonline.

Luana e shoqëroi postimin edhe me një mbishkrim argëtues.

“Kisha vendos dhe këto syzet me sy, po aha”, ka shkruar ajo, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat./Indeksonline/