75 Mall Live Search
10:00 / E Martë, 14 Korrik 2026 / AR

Orinda u jep fund aludimeve: A është shtatzënë për herë të dytë?

Një video e ngrohtë familjare e publikuar së fundmi nga moderatorja Orinda Huta, ku shfaqej krahas bashkëshortit të saj, Turjan Hysko, dhe vajzës së tyre, Atara, mjaftoi që rrjeti të “vlonte” nga dyshimet. Detajet e vogla në pamjen e saj nxitën menjëherë imagjinatën e ndjekësve, të cilët filluan të aludonin se Orinda mund të jetë në pritje të ëmbël për herë të dytë.

Pas qindra komenteve dhe urimeve që vërshuan në profilin e saj, duke hamendësuar madje edhe gjininë e fëmijës për shkak të ngjyrave të përdorura në veshje, Orinda ka vendosur të reagojë publikisht.

View this post on Instagram

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

Përmes një postimi të fundit në Instagram, ku shfaqet me një fustan të gjatë ngjyrë blu, ajo ka sqaruar një herë e mirë të vërtetën me një dozë të këndshme humori.

“Për të gjithë detektivët e komenteve: jo, nuk jam shtatzënë. Ishte thjesht dita e parë e ciklit. Kur të jem, ju premtoj që do e bërtas vetë! Ju dua,” shkroi Orinda në përshkrimin e fotos.

Me këtë përgjigje kaq të sinqertë dhe pa doreza, moderatorja jo vetëm që i shuajti kureshtjen “detektivëve” të rrjeteve sociale, por u tregua edhe një herë shumë e afërt dhe e vërtetë me ndjekësit e saj.

Tashmë është e qartë: kur të ketë lajme të reja për zgjerimin e familjes Hysko, do t’i marrim vesh direkt nga vetë Orinda!