Luana Vjollca prezanton dy kapitenët e saj të rinj
Sonte do të nis sezona e dytë e emisionit ‘Shiko Kush Luan’ me Luana Vjollcën.
Edhe në këtë sezonë prezantuesja ka premtuar një emision atraktiv me të papritura, mysafirë të veçantë e batuta të shumta, shkruan Indeksonline.
Madje ajo ka ‘ndërruar’ edhe kapitenët, ndërsa prezanton ata të rinjtë.
Luana ka postuar një fotografi ku shihet me dy aktorët shqiptar, Florjan Binaj dhe Adi Pojana, ndërsa ka shkruar:
“Kam kenaqesine tju prezantoj dy kapitenet e rinj te “Shiko Kush Luan” @florjanbinaj @adipojana Cunaa zjarrr ? ?
Ke doni ne skuadren e kuqe dhe ke ne skuadren blu?”
Por, ajo ka prezantuar edhe mysafirët e saj të parë./Indeksonline/