18:43 / E Mërkurë, 15 Shtator 2021 / AR

Luanën nuk do ta shohim të shtunave, por as ‘Big Brother VIP’, ç’pritet të ndodhë

Teksa të gjithë presin rikthimin e “Big Brother VIP” dhe rikthimin e Luanës në ekran me “Shiko kush luan”, “Përputhen” duket se ia ka zënë vendin të dy programeve.

Autorja Olsa Muhameti ka zbuluar se nga e shtuna, 2 tetor do të rikthehet “Përputhen Prime” dhe do të jetë në transmetim gjithë vitin.

Prej katër vitesh të shtunave mbrëma, në ekranin e Top Channel kemi parë “Shiko kush luan”, në moderimin e Luana Vjollcës, por moderatorja duket se po përgatit diçka të re dhe nuk dihet ende në cilin televizion do e shohim.

Po ashtu, të shtunave pritej të transmetohej “Big Brother VIP”, por mesa duket të shtunat tanimë do të jenë të “Përputhen”.