09:08 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Lucas Moura e shikon reprizën e golit dhe shpërthen në lot

Tottenham u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve pasi eliminoi Ajaxin me përmbysje në pjesën e dytë të ndeshjes.

Heroi i këtij triumfi ishte Lucas Moura i cili shënoi të tre golat për skuadrën angleze.

Pas përfundimit të ndeshjes, braziliani ka shikuar reprizën e golit dhe ka shpërthyer në lot derisa nuk mund të fliste më nga emocionet.

Kjo është finalja e parë në histori për Tottenham derisa me 1 qershor në “Wanda Metropolitano” të Madridit përballë do të ketë Liverpoolin. /IndeksOnline/