12:25 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Lucas Silva pritet të rikthehet te Real Madridi

Mesfushori brazilian, Lucas Silva pritet të kthehet te Real Madridi. Futbollisti i pafat ka kontratë me Realin deri në vitin 2020, pasi skuadra madrilene kishte paguar 13 milionë euro për të. Madje, Ancelotti e kishte quajtur Silvan si e ardhmja e Real Madridin.

Një problem i diagnostikuar në zemër kishte bërë që Silva të kishte rënie në formë dhe karrierë.

Pasi mejkët i dhënë leje për tu rikthyer në fushë, Reali e huazoi Silvan te Marseji dhe më pas te Cruzeiro në Brazil. Megjithatë, vetë futbollisti ka paralajmëruar rikthimin te Reali.

“E kisha këtë problem të vogël, por më pas bëra të gjitha provimet kardiologjike dhe çdo gjë ishte në rregull. Forma është kthyer pas huazimeve te Marseji e Cruzeiro. Marrëdhënia me Real Madridin është e mirë, e qetë. Kam kontakt me bordin. Kam edhe kontratë me skuadrën e cila do të respektohet. Pasi të përfundoj kontratën e huazimit me Cruzeiron, do të rikthehem në Real. Shpresoj se do gjej vend përsëri në skuadër” ka thënë futbollisti./Indeksonline/