75 Mall Live Search
18:56 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Lufta e opozitës, PDK fajëson VV-në: Ju ndikuat që diaspora mos të vije!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka fajësuar Vetëvendosjen për mosardhjen e diasporës në vendin tonë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se partia e Kurtit po moralizon dhe flet kinse për diasporën.

“… e në anën tjetër bëjnë veprime të pamatura dhe ndikojnë direkt ne penalizimin e tyre qe te udhëtojnë drejtë vëndlindjes”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Diaspora nuk au kishte borxh privimin nga e drejta për të ardhur ne Vëndlindje. Kjo është mirënjohja e VV- se ndaj Diaspores.

VV ne pikun e pandemise pikerisht me 12 qershor organizoj manifestim-proteste pa respektuar asnje nga masat e nevojshme kunder virusit covid19. Ata riaktivizuan virusin Covid-19 dhe përmes saj kufizuan lëvizjen e qytetarēve.

Sot kur shifrat e te infektuarve jane enorme dhe kemi 1357 raste aktive, shumë shtete të BE-së kanë marr vendim që kush vjen nga Kosova të hyjë në karantinë (Sllovenia) ose në vetizolim 14 ditë (Gjermania, Austria,Zvicrra) ose vetëm me test negativ (Mal i Zi), pasi i kanë riaktualizu listat e shtetëve me rrezikshmëri të lartë të rasteve të reja.

Kjo do të jetë një arsye që diaspora të mos rrezikoj të vijnë në atdhe, pasi kufizimet e tyre do të ndikojnë edhe në punë dhe në përditshmëri por edhe kufizimet në Kosovë vështirësojnë pushimin e shumëpritur nga ta dhe nga ne.

Kēndej moralizojnë e flasin kinse për diasporën, a në anën tjetër bëjnë veprime të pamatura dhe ndikojnë direkt ne penalizimin e tyre qe te udhëtojnë drejtë vëndlindjes.

Sikur te ishin te gjithe me te kujdesëshem sot do të kthehej normaliteti, por jo Mërgata për për ta është e rëndësishme vetem kur votohet dhe kur kanë nevojë për fonde.