08:28 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / C E

Lufta me Azerbajxhanin, kryeministri armen: Turqia të mos përfshihet

Kryeministri armen, Nikoll Pashinyan, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të dielën për të siguruar që Turqia të mos përfshihet në konfliktin e Armenisë me Azerbajxhanin për rajonin e Nagorni Karabahut.

Turqia, një aleate e Azerbajxhanit, kishte kritikuar më parë ashpër Armeninë pasi përplasjet midis forcave armene dhe azeriane shpërthyen në mëngjesin e 27 shtatorit, duke thënë se Jerevani ishte një pengesë për paqen dhe duke u zotuar se do vazhdonte të mbështeste Bakunë..

Pashinyani tha se sjellja e Turqisë mund të ketë pasoja shkatërruese për Kaukazin e Jugut dhe rajonet fqinje.

Të paktën 16 ushtarë kanë mbetur të vdekur nga luftimet e së dielës, ndërsa më herët Azerbajxhani bëri të ditur se një familje me 5 anëtarë pranë kufirit janë vrarë, ndërsa raportohet edhe për viktima të tjera në radhët e civilëve, por numri i tyre është i paqartë.

I gjithë konflikti ka lindur për shkak të rajonit të dikskutueshëm, Nagorni-Karabah. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i kontrolluar nga armenët etnikë.