23:12 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Lufta në Jemen, arrin ndihma e parë  ushqimore pas lehtësimit të hyrjes në port

Një anije me ndihma nga OKB me ushqim është lejuar të dal në një port të mbyllur në Jemen, pasi koalicioni i udhëhequr nga Saudia lehtësoi një bllokadë që zgjati rreth tre javë.

Bllokada përkeqësoi gjendjen e miliona njerëzve për shkak të urisë, transmeton Indeksonline.

Aeroplanët që bartnin furnizime mjekësore u lejuan të zbrisnin në kryeqytetin Sanna të shtunën, por kjo është dërgesa e parë e ndihmës ushqimore që u lejua të hyjë.

Bllokada u imponua më 6 nëntor pas një sulmi me raketa në Arabinë Saudite.

Koalicioni bllokoi rrugët e tokës, detit dhe ajrit dy ditë pasi rebelët Houthi që po luftojnë në Jemen kanë shkarkuar raketën në kryeqytetin saudit, Riad.

Ajo mbante ushqim të mjaftueshëm pë të ushqyer 1.8 milon njerëz në Jemenin e Veriut për një muaj, ka thënë drejtori për programin e ushqimit, Stephen Anderson për BBC./Indeksonline/