20:08 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Lufta për mbijetesë, tifozët lënë tribunat pasi nuk mund ta shikonin penaltinë në fund të ndeshjes

Futbolli na jep emocione të papërshkrueshme, ndonjëherë na gëzon por di edhe të na hidhëroj.

Për fat të mirë, tifozët e skuadrës turke Goztepe Spor Kulubu përjetuan gëzim, transmeton Indeksonline.

Skuadra e tyre ishte duke luajtur ndeshjen vendimtare për të qëndruar në Superligën e Turqisë.

Në minutën e 83-të, akordohet penalti për Gozetepe që kishte rëndësi jetike. Para se të goditej penaltia, tifozët e skuadrës turke lanë ulëset dhe u larguan për pak minuta nga tribunat pasi nuk mund ta shikonin nga emocionet penaltinë.

Skuadra e tyre për fat të mirë shënoi gol dhe arriti të qëndroj në Superligë./Indeksonline/