15:51 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lufta tregtare me SHBA-në, Kina shënon rënie drastike të shitjes së veturave

Një nga tregjet më të mëdha të shitjes së veturave, Kina, ka pësuar rënien më të mëdha brenda një muaji, raporton Reuters.

Shoqata e Prodhuesve të Automobilave të Kinës (CAAM) ka konfirmuar se shitjet në muajin maj 2019 kanë rënë për 16.4 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ky është muaji i 11-të radhazi që ka pësuar rënie shitja e veturave në këtë vend dhe gjendja raportohet se është duke u përkeqësuar për shkak luftës ekonomike ndërmjet SHBA-së dhe Kinës.