12:24 / E Martë, 26 Janar 2021 / Blerim

‘Luftë’ e madhe për Hasanin/ Futbollisti prezantohet në ekipin e Superiore-s

Futbollisti shqiptar edhe zyrtarisht është transferuar në Superioren e Shqipërisë.

Feran Hasani ka nënshkruar me skuadrën e KF Partizani, shkruan IndeksOnline.

“Kampionatin shqiptar e njoh mirë e kam ndjekur prej kohësh. Që kur kemi nisur bisedimet kam filluar ta ndjeja edhe më shumë. Për sa i përket anës sime se nuk kam ndeshje në këmbë. Unë do të jem këtu për një kohë të gjatë. Do jap më të mirën për të arritur formën. Si do të shkojë nuk e di, atë do e tregojë koha”, ka thënë Hasani.

Kujtojmë se për lojtarin shqiptar ishin interesuar edhe klubet nga Superliga e Kosovës. Ndër to ishte kampioni në fuqi, KF Drita./IndeksOnline/