09:55 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Luftoni stresin nëpërmjet ushqimit

 Stresi është një problem i përhapur gjerësisht, i cili bën që të humbet qetësia, gjumi dhe kthjelltësia e mendimeve. Por për ta mbajtur nën kontroll, një rol të rëndësishëm luan edhe ushqimi.

Pikë së pari duhet konsumuar çdo tre orë, për shkak se luhatja e niveleve të sheqerit, çliron kortizol, i cili njihet edhe si hormoni i stresit.

Një tjetër rregull i rëndësishëm, është që të synoni karbohidrate me nivel të ulët glicemie, për të shmangur çlirimin e insulinës, e cila stimulon qelizat që të thithin glukozë.

Nëse i preferoni karbohidratet, momenti më i mirë për ti konsumuar është në mëngjes, duke qenë se gjatë natës trupi arrin të stabilizojë gliceminë.

Ndër të tjera frutat dhe perimet janë shumë të rëndësishme, pasi radikalet e lira mund të dëmtojnë qelizat duke rrezikuar në çlirimin e kortizolit, shkruan noa.al.

Gjithashtu mos harroni që të konsumoni peshk të pasur me omega 3 disa herë në javë. Çokollata e zezë, arrat dhe vaji i ullirit luajnë rol mjaft pozitiv, për të mbajtur stresin nën kontroll.