Luis Enrique flet pas shkarkimit, ky është mesazhi i tij

Federata e Spanjës sot ka shkarkuar nga pozita e trajnerit të kombëtes Luis Enriquen.
Shkarkimi i tij erdhi pasi Spanja u eliminua nga Kupa e Botës, duke u mposhtur në 1/8 e finales nga Maroku pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.
Në vend të Enriques si trajner i Spanjës është emëruar Luis de la Fuente.
Pas shkarkimit, Enrique i ka dhënë lamtumirën tifozëve duke i falenderuar për mbështetjen dhe ka kërkuar të njëjtën mbështetje edhe për Luis de la Fuente.
”Është koha për të thënë lamtumirë dhe në këto raste vetëm pak reflektim… ajo që i duhet skuadrës është MBËSHTETJA në të gjithë kuptimin e saj në mënyrë që Luis de la Fuente të arrijë gjithçka që dëshiron. Le të shkojmë në SPANJË! Deri përgjithmonë. Faleminderit! ”, ka shkruar ndër të tjera Enrique./IndeksOnline/