14:08 / E Diele, 28 Maj 2023 / Gj. Sh

Luis Enrique kërkon pagë të madhe nga Napoli

Skuadra e Napolit po kërkon një zëvendësues për Luciano Spallettin dhe Luis Enrique është një nga trajnerët e pëlqyer nga presidenti Aurelio De Laurentiis.

Por sipas mediave italiane, tekniku spanjoll ka kërkuar një pagë të majme prej tetë milionë eurove në sezon, për ta marr drejtimin e kampionëve të Italisë, shkruan IndeksOnline.

Kjo kërkesë e Enriques duket e lartë për De Laurentiis, i cili po shikon mundësi të tjera.

Një nga emrat e tjerë për ta zëvendësuar Soalletin, është edhe trajneri i Fiorentinës, Vicenzo Italiano.

Ndërkohë për Luis Enriquen interesim ka shprehur edhe skuadra e PSG-së./IndeksOnline/