16:20 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Luis Suarez: Krenar që isha te Liverpooli, por s’do i kursej në fushë!

Luis Suarez ka thënë se ndihet krenar që ka veshur fanelën e Liverpoolit. Sulmuesi uruguajan ka deklaruar se pavarësisht respektit, nuk do ta kursej në fushë ish-skuadrën e tij në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

“Unë kam qenë me fat të madh që isha pjesë e Liverpoolit. Kam respekt dhe kujtime të mira nga ajo kohë. Por, nuk do ta kursej Liverpoolin në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Kam miq dhe kujtime të mira atje, por profesionalizmi nuk e parasheh këtë” ka thënë Suarez.

Sulmuesi uruguajan ka thënë poashtu se është me fat që ka qenë që disa vite rivali më i madh si golashënues për Messin e Suarez.

“Mendoj se kam qenë i denjë për të veshur fanelën me numër 9, Jam i vetmi futbollist në Evropë që ka arritur të sfidojë me gola Messin e Suarez në garën për Këpucën e Artë në pesë vitet e fundit, të cilën e kam fituar dy herë” ka thënë Suarez.