14:09 / E Premte, 23 Shtator 2022 / B O

Luiza Gegës i bëhen testet e dopingut, ja rezultati

Atletja shqiptare Luiza Gega, kampione e Evropës në garën e 3000 metrave me pengesa, ka rezultuar e pastër në të gjitha testet e dopingut që ka zhvilluar. Lajmin e jep vetë kampionia shqiptare, e cila thotë se ka dalë e pastër.

Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund, zhvilluar në Mynih të Gjermanisë. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila ngjitet në majën e Europës.

Gega kurorëzoi kështu me një medalje të artë një sezon të jashtëzakonshëm, ku ka dominuar kudo që ka garuar. “E pastër”, shkruan ajo dhe ndan foton e mëposhtme me ndjekësit në rrjetet sociale.