17:57 / E Martë, 01 Gusht 2023 / shkelqim osmanaj

Luizi zbulon se pse nuk do të marr pjesë tek koncerti i Noizyt

Mungesa e Luiz Ejllit në koncertin e Noizy-t më 4 gusht, bëri shumë të mendojnë se kemi të bëjmë me një hatërmbetje midis tyre.

Pas afrimitetit që treguan pas daljes së Ejllit nga “BBV” ishte e natyrshme që fansat të prisnin që ai të performonte tek “Alpha Show 2”.

Së fundmi me anë të një video-mesazhi, Luizi është shprehur se nuk ekziston një gjë e tillë dhe se shkaku i mungesës së tij janë koncertet e shumta.

“Përgjigjsa është se unë kam shumë koncerte, shumë aktivitete, e kam agjendën shumë të ngarkuar. Si unë, ka edhe shumë kolegë të tjerë, të cilët nuk janë. Unë i uroj me shpirt dhe me zemër Noizyt dhe të gjithë artistëve që do të jenë aty që koncerti të shkojë sa më mirë, të ketë sa më shumë sukses, të ketë sa më shumë audiencë. Të shkëlqejë si di ai. Do të takohemi me Noizyn, me të gjithë, këtu do jemi. Do të punojmë bashkë, do të rrimë bashkë, pa merak”.- shprehet Luizi.