08:09 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Luka Doncic fantastik, por Dallas mposhtet nga Philadelphia

Skuadra e Philadelphia ka shënuar një fitore të madhe ndaj Dallas Mavericks me rezultat 111-97.

Klubi vendas ishte më i mirë në çerekun e dytë, ku arriti fitore me rezultat 36-21, shkruan IndeksOnline.

Çerekët tjerë ishin të barabartë, duke ia siguruar kështu fitoren klubit të 76ers.

Basketbollisti më i mirë në këtë mbrëmje ishte Embiid me 23 pikë.

Paraqitje të mirë pati edhe Luka Doncic me 19 pikë, 3 kërcime dhe 4 asistime./IndeksOnline/