07:54 / E Martë, 02 Mars 2021 / Blerim

Luka Doncic s’po ndalet, shkëlqen në fitoren e Mavericks

Basketbollisti slloven, Luka Doncic po vazhdon të shkëlqej në NBA.

Dallas Mavericsk arriti fitoren e radhës ndaj Orlando Magic me rezultat 123-130 në një ndeshje tejet interesante, shkruan IndeksOnline.

Ishte basketbollisti nga Kombëtarja e Sllovenisë, Luka Doncic që shkëlqeu në këtë mbrëmje me 33 pikë, 10 kërcime dhe 9 asistime.

Paraqitje të mirë pati edhe malazezi, Vucevic nga radhët e Orlandos me 29 pikë, 15 kërcime dhe 8 asistime.

Fitore në këtë raund arritën edhe skuadrat: Cleveland Cavaliers 101-90 Houston Rockets, Chicago Bulls 112-118 Denver Nuggets dhe San Antonio Spurs 113-124 Brooklyn Nets./IndeksOnline/