10:34 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Luka Donçiq hyn në histori të NBA, trajneri hedh akuzën se në NBA po duan ta lëndojnë qëllimshëm

Fenomeni slloven i basketbollit, Luka Doncic ka hyrë në histori të NBA. Ylli i Dallas Mavericks është bërë “Rookie” i dytë më i ri në NBA që ka arritur “triple double” në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Në humbjen e Dallas ndaj Milwaukee, Doncic ka realizuar 18 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime. “Do ta zgjedhja fitoren, para kësaj shifre” ka thënë slloveni pas ndeshjes.

Ndërkaq, trajneri i Dallas ka thënë se lojtarët po tentojnë qëllimshëm ta lëndojnë yllin e tyre.

Kjo akuzë erdhi pas në një rast Doncic u godit duke u hedhur në parket nga shtyerja e Hill./Indeksonline/