75 Mall Live Search
12:29 / E Hënë, 06 Prill 2026 / G T

Luka Modriq publikon autobiografinë e tij në moshën 40-vjeçare

Mesfushori kroat, Luka Modriq, në moshën 40-vjeçare, ka publikuar autobiografinë e tij, duke ofruar një pasqyrë të plotë mbi jetën dhe karrierën e tij, brenda dhe jashtë fushës.

Libri rrëfen fëmijërinë e tij në strehimore për refugjatë, vështirësitë e fillimeve të karrierës, rrugëtimin drejt klubeve të mëdha dhe përgjegjësinë e udhëheqjes së Kombëtares kroate.

Autobiografia premton të ofrojë histori personale dhe momente të rralla nga jeta e një prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit modern, duke ndriçuar sfidat, sukseset dhe filozofinë e Modriqit mbi sportin dhe jetën./Indeksonline/