11:22 / E Enjte, 13 Maj 2021 / C E

Lukaku dhe 3 zikaltër të tjerë përfshihen në skandal, i gjobit policia

Një natë plot ngjarje tek Interi në orët pas fitores kundër Romës.

Sipas asaj që raportohet nga “Corriere della Sera”, Lukaku, Hakimi, Perisic dhe Young do të bëheshin protagonistët e një feste abuzive, të mbajtur brenda hotelit “The Square Milano Duomo”, në qendër të qytetit, ku qendërsulmuesi belg festoi 28-vjetorin e lindjes.

Ndërhyrja e menjëhershme nga karabinierët, të cilët mbërritën në vend pas një telefonate nga një “informator” i pranishëm në mbrëmje, bëri që të plasnin gjobat karshi 24 personave për shkeljen e rregullave anti-Covid.

Sipas gazetës, gjobat përfshijnë edhe drejtorin e restorantit të hotelit, i cili organizoi festën e ndaluar në mes të natës në kryeqytetin lombard.

Rregulloret anti-Covid dhe jo vetëm kanë kryqëzuar edhe lojtarët zikaltër.

 Të katër titullarët e Interit do të jenë përsëri në fushë për dy ditë, në ndeshjen e Torinos kundër Juventusit.

Ata kanë shkelur gjithashtu kufizimet e natyrshme të “shtetrrethimit”, i cili në Itali vendoset nga ora 10 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.