16:15 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019

Lukaku e konfirmon skuadrën e ardhshme, po shkon në Serie A

Derisa ditët e verës po nxehen shumë e bashkë me to edhe merkato në futboll.

Romelu Lukaku do të largohet nga Manchester United dhe e konfirmon që e ardhmja e tij është në Serie A.

Në një intervistë ai ka lënë të kuptohet se fanella e ardhshme e tij do të jetë ajo e Interit, shkruan Indeksonline.

Është mirë që Conte shkoi në Inter, për mua ai është menaxheri më i mirë në botë. Sa i përket të ardhmes sime, e di që do të jetë një verë e gjatë dhe e zënë, unë duhet të pres vendimin e United, por unë tashmë kam marrë vendimin tim se unë nuk mund të komunikoj publikisht nga respektimi i kontratës që kam me Djaj të Kuq.”

“Isha në prag të bashkimit me Juventusin në të kaluarën, por kuptova se diçka ishte e gabuar. Dy ditë më vonë Conte u largua. Falënderoj Perëndinë që nuk kam shkuar. Unë jam një tifoz i madh i Serie A, ata që janë afër meje e dinë se unë dua të luaj në ligën angleze dhe italiane, e dua Italinë. Tani Cristiano Ronaldo arriti, Sarri do të shkojë në Juventus dhe Ancelotti është në Napoli, do të jetë një Serie A emocionuese“, ka thënë Lukaku.

Lukaku u bashkua me Manchester United në vitin 2017 dhe që atëherë ka bërë 81 paraqitje duke shënuar 48 gola. /IndeksOnline/