09:01 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Lukaku “ëndërronte” rikthimin në Chelsea?!

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku para se të transferohej te këta të fundit kishte në “ëndërr” rikthimin në Chelsea.

Pronari i Evertonit, Farhad Moshiri zbuloi se nëna e Romelut luajti një rol të çuditshëm në sulmuesin që dëshironte t’i bashkohej Chelseat, transmeton IndeksOnline.

24-vjeçari bëri një kalim të përhershëm në “Godison Park” gjatë vitit 2014. Ai bëri disa paraqitje fantastike duke shënuar 68 gola në 141 paraqitje për “Toffees”. Kështu belgu mori interesime të menjëhershme nga ish-klubi, Chelsea, Manchester City dhe Manchester Unitedi.

Sigurisht se për të e para gjë ishte rikthimi në “Stamford Bridge”, pasi kishe mbështetje të madhe edhe nga nëna e tij.

Megjithatë, në fund Romelu Lukaku vendosi të nënshkruaj me “Djajtë e Kuq”, të cilëve iu kushtoi plotë 78 milionë funta./IndeksOnline/