18:42 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Lukaku humb 4 gola të sigurta ndaj Kroacisë (VIDEO)

Belgjika është përshendetur nga Kampionati Botëror ”Katar 2022”.

Belgët përfunduan në vendin e tretë të Grupit F me 4 pikë, dy më pak se Kroacia dhe tre më pak se Maroko, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen e fundit Belgjika barazoi me rezultat 0-0 ndaj Kroacisë.

Por sulmuesi i Interit, Romeu Lukaku, është bërë viral në rrjetet sociale për huqjet e shumta gjatë kësaj ndeshje.

29 vjeçari kishte katër raste të mira shënimi, por që në asnjërën nga to nuk arriti të shënoj gol.

Në rrjetet sociale tash kanë filluar talljet me Lukakun./IndeksOnline/