23:41 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / C E

Lukaku i pakënaqur, kritikon mbrojtjen zikaltër

Në fund të ndeshjes kundër Borussia Monchengladbach, sulmuesi i Interit Romelu Lukaku foli për Sky Sport.

 “Sot nuk është një rezultat i mirë, ne mund të bëjmë më shumë. Duhet të jemi mendërisht më të fortë. Duhet të vazhdojmë të punojmë, kjo nuk është një kohë e lehtë për ne por duhet të besojmë në cilësitë tona”, ka thënë sulmuesi zikaltër.

Tani ne duhet të jemi më të fortë, madje edhe në mbrojtje, ku duhet të bëjmë më mirë. Ne pësuam dy gola për gabimet tona, por edhe përpara humbëm shumë mundësi. Duhet të jemi më të fortë sepse disa gabime paguajnë”, shtoi Belgu pas barazimit 2-2 të Interit. /IndeksOnline/