17:52 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lukaku kishte të veshur këtë në stërvitje – dhe ju nuk do ta besoni

Shumë futbollistë në Premier League janë të njohur për zgjedhjet e tyre të pazakonshme te veshjet dhe ylli i Manchester United, Romelu Lukaku nuk është më ndryshe.

Pasi e ndihmoi skuadrën e tij të fitojë, 2-1 të shtunën, Lukaku u rikthye në Carrington të hënën në seancën përgatitore për sfidën ndaj Young Boys të mërkurën.

Dhe belgu dukej në humor të mirë dhe më se i motivuar për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj zviceranëve në Champions League.

Por, mesfushori, Nemanja Matic nuk rezistoi pa e filmuar dukjen e Lukakut pasi që ai kishte të mbathur tuta rozë, transmeton IndeksOnline.

Romelu Lukaku

”Çfarë njeriu i tutave”, shkroi Matic në foton e postuar nga ai në Instagram.

Ai ngarkoi një klip të shkurtër në instagram duke e etiketuar Lukakun dhe me tre ”emoji” epik./IndeksOnline/

Nemanja Matic