17:51 / E Diele, 22 Nëntor 2020

Lukaku kritikon skuadrën pas fitores ndaj Torinos

Romelu Lukaku, sulmuesi i Interit, pas fitores me përmbysje kundër Torinos foli për Dazn duke bërë kritika edhe për skuadrën e tij.

Ne nuk jemi akoma një ekip i shkëlqyeshëm sepse jemi në vështirësi dhe kjo nuk është mirë. Në orën e parë kemi luajtur keq, kemi qenë në vështirësi, nuk kishim dëshirë. Pastaj u zgjuam dhe fituam, kjo është gjëja më e rëndësishme”.

A ndiheni si drejtuesi i dhomës së zhveshjes?

Jo, unë jam thjesht një lojtar që dëshiroj të fitoj. Nuk më pëlqen kur njerëzit thonë se unë jam lideri sepse ka kaq shumë lojtarë që kanë luajtur këtu për shumë vite dhe janë akoma këtu. Unë dua të bëj mirë, shpresojmë të fitojmë diçka. Ne duhet të bëjmë më mirë, sot nuk kemi bërë shumë mirë“, ka thënë belgu pas ndeshjes. /IndeksOnline/