10:34 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Lukashenko shfaqet me kallashnikov, fluturon me helikopter mbi protestuesit

Në Bjellorusi po vazhdojnë protestat masive kundër presidentit, Aleksander Lukashenko. Mbi 200 mijë protestues kanë qenë prezentë dje në Sheshin e Pavarësisë, në Minsk. Gjatë protestës, Lukashenko ka flutuar me helikopter mbi protestuesit.

Presidenti mbante një kallashnikov në duar gjatë tërë kohës, shkruan Indeksonline.

Zëdhënësja e Lukashenkos, Natalia Aismont, tha se presidenti punoi tërë ditën në rezidencën e tij, duke monitoruar situatën dhe protestat e opozitës.

Ai vizitoi qytetin me helikopter dhe u kthye në vendbanim, i armatosur me një pushkë automatike kallashnikov dhe me forca të blinduara të trupësit mbrojtës.

Në një video shihet se si Lukashenko urdhëron drejtuesin e helikopterit për të marrë drejtimin mbi protestuesit. /Indeksonline/