14:42 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Luksemburgu, premton vazhdimin e mbështetjes së projekteve në arsim e shëndetësi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet të dy shteteve.

Ambasadorja Gomes ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për ta ndihmuar Kosovën me ekspertizë në fushën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Përveç kësaj, ajo ka bërë të ditur se Luksemburgu, do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.

Ndërkaq kryekuvendarja Osmani ka falënderuar ambasadoren për ndihmën nga shteti i Luksemburgut, duke kërkuar gjithashtu shtirjen e bashkëpunimit në fushën e parlamentarizmit dhe të grupeve të miqësisë ndërparlamentare.

Zonja Osmani ka bërë të ditur se një nga synimet e saj në krye të Kuvendit do të jetë edhe çështja e mjedisit. Në këtë kontekst, Osmani ka thënë se duhet bërë më shumë për politikat mjedisore që synojnë uljen e nivelit të ndotjes së ajrit, zhvillimin e energjisë së ripërtritshme, si edhe zhvillimin e qëndrueshëm.​/Indeksonline/