00:25 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Lule, fidane e drunjë dekorativ për komunën e Skenderajt, kaq para kushtojnë!

Kuvendi komunal i Skenderajt ditë më parë ka arritur të finalizojë kontrarën më të re për këtë vit.

Komuna e cila udhëhiqet nga Bekim Jashari, këtë herë ka në plan të furnizohet me fidane, druj dekorativ dhe lule të ndryshme për gjelbërimin e  qytetit të Skënderajt.

Ndonëse vlera e kontrates ka qenë e parashikuar për 54.000,00 euro, e njëjta është arritur të kurorëzohet për 39.968,00 euro, shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë  i është besuar operatorit ekonomik N.P.T “Agrocoop”. /Indeksonline/