22:07 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Lulzim Basha rrëfen pse nuk shkoi në pritjen e Metës

Në një pritje të organizuar në Pallatin e Brigadave me rastin e Pavarësisë, Presidenti Meta theksoi se Viti i Skënderbeut do të forcojë ndjenjat e atdhetarizmit.

I pranishëm në këtë pritje ishte edhe kryeministri Rama ndërkohë që u vu re mungesa e Lulzim Bashës, kryetarit të PD-së.

Kryetari i PD Lulzim Basha vizitoi në mbrëmje Shkodrën për të marrë pjesë në koncertin e organizuar me rastin e 105 vjetorit të pavarësisë.

Basha shkruan në facebook se kjo ishte një mbrëmje speciale për të. Një mbrëmje që e mbajti larg festimeve të Tiranës dhe pritjes së organizuar nga Presidenti Meta.

“Në Shkodër shkoj gjithnjë me gëzim, por sonte në Festën e Flamurit gjithçka ishte speciale në qytetin tim shumë të dashur. Bashkia e Shkodrës, me elitën artistike shkodrane dhe bandën muzikore të qytetit, organizoi një koncert të mrekullueshëm, të denjë për skenat prestigjioze europiane. Ishin 2 orët më speciale të 105 vjetorit të Ditës së Pavarësisë!