17:31 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Lulzim Peci: Qeveria të kërkoj llogari për deklaratat e Erdoganit

Ish diplomati, Lulzim Peci ka reaguar menjëherë pas kërcënimit të presidentit të Turqisë, Erodgan ndaj Ramush Haradinajt lidhur me gylenistët e depërtuar.

Peci ka thënë se Qeveria duhet ta tërheq në konsulltime ambasadorin kosovar në Ankara dhe të dërgoj demarsh ambasadores turke në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

“Pas kësaj deklarate te Erdoganit ndaj Kryeministrit te Kosovës, Qeveria duhet ta tërheq ne konsultime Ambasadorin tone ne Ankara dhe se paku t’i dërgoj demarsh ambasadores turke ne Prishtine. Uji i Ëatergate po nxehet” ka shkruar Peci në facebook.

Ndryshe, Erdogan ka kritikuar kryeministrin për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Inteligjencës kosovare, Driton Gashi, duke i ftuar kosovarët që të bëjnë protestë kundër tij./Indeksonline/