11:08 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Lumezi, pokurorëve: Prioritet të jetë zbardhja e vrasjeve të figurave publike

Shefi i organit të akuzës ka kërkuar nga vartësit e tij që të bëjnë më shumë në zbardhjen e vrasjeve të figurave publike, në luftën kundër korrupsionit dhe të vazhdojnë e ta përmirësojnë cilësinë e luftës kundër terrorizmit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, u ka kërkuar prokurorëve që të bëjnë punë më të madhe në trajtimin e rasteve, sidomos të atyre që lidhen me vrasjen e figurave publike.

Në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, ai theksoi se “korrupsioni nuk luftohet me fjalë e premtime, por me veprime konkrete, në mënyrë që të luftohet përshtypja se në këtë vend të korruptuarit nuk ndëshkohen”.

Lumezi pati lëvdata për punën e vartësve të tij në trajtimin dhe luftën kundër terrorizmit, duke nënvizuar se si rezultat i saj është zvogëluar numri i kosovarëve që marrin pjesë në luftëra të huaja.

I pari i organit të akuzës foli edhe me shifra, duke konstatuar se është përmiërsuar cilësia e aktakuzave, pasi 87 për qind e tyre kanë përfunduar me dënime, ndërsa tërhoqi vërejtjen që prokurorët të mos kënaqen me kaq, por të punojnë edhe më shumë.

“Prokuroria e shtetit ka zgjidhur 66,235 lëndë të natyrave të ndryshme. Kjo do të thotë 16,394 lëndë më shumë se që kemi pranuar vitin e kaluar”.