23:00 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lumi Dumnica po kutërbon, ankohen banorët e fshatit Siboc

Lumenjtë në vendin tonë vazhdojnë të ndoten, duke rrezikuar jo vetëm ngrodhjen e peshqve, por edhe jetën e vet qytetarëve.

Banorët e fshatit Siboc i Poshtëm në adresë të Indeksonline janë shprehur të jenë të shqetësuar duke thënë se Lumi Dumnica që kalon nëpër këtë pjesë kundërmon erë të keqe.

Ata madje kanë thënë se nuk po mund as të dalin jashtë shtëpive të tyre, pikërisht për shkak të kësaj ere që po vjen nga ky lum.

Përmes këtyre imazheve mund të shihni se çfarë ngjyre ka marrë lumi, derisa ai është tërësisht i turbullt./Indeksonline/