10:24 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lumi Ibër në Mitrovicë e Drini i Bardhë në Klinë dikur vende ideale për t’u larë, sot vetëm kujtime!

Derisa vite më parë, veçmas para luftës, qytetarët e vendit tonë relaksoheshin e laheshin në lumenj e liqene, tani në “trend” janë pishinat e ndryshme, çmimeve i të cilave madje është goxha i lartë në krahasim me standardin e jetesës.

Madje, çmimi për një person në disa nga pishinat moderne, shkon nga 10 deri në 20 euro.

Por, Liqeni Artificial në Mitrovicë i rregulluar së fundmi po mirëpret veçmas në vikend qytetarë për t’u freskuar e kaluar kohë, por të kthehemi vetëm 18 vite më parë, kur mitrovicasit laheshin në lumin Ibër.

Përmes këtyre imazheve mund të shihni se sa shumë argëtim ka ofruar ky lum e sa i frekuentuar ka qenë gjatë ditëve të verës.

Njësoj po ndodhë edhe me me një nga lumenjtë e qytetit të Klinës, ku përveç ndonjë peshkatar aty këtu, tani Drini i Bardhë me gjithë bukuritë që ka nuk shfrytëzohet për t’u larë e relaksuar në ditët e verës.

Këto pamje tani kanë mbetur vetëm si kujtime, e për shumë kënd edhe nostalgji./Indeksonline/