14:31 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Lumir, faktet flasin ndryshe nga ti!

(Reagim rreth ‘numerologjisë” obsesive të Lumir Abdixhikut dhe dy fjalë për thirrjen e tij të marrë për kryengritje shoqërore, në kohën kur kjo shoqëri e ky shtet po lufton për ta mbrojtur ekzistencën e vet nga agresioni i hapur jo vetëm diplomatik i Serbisë.)

Halil Matoshi

Deputeti Abdixhiku përmes manipulimit me publikun, si leva e vetme opozitare, e mbetur si adut albinist po përpiqet t’i zbehë dy nga arritjet historike të Kosovës, ushtrinë kombëtare dhe taksën 100%!?

Është e vërtetë se me 2017 përfaqësuesit e Pan—it Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptim me SBASHK për rritje pagash prej 30 përqind, dhe tashmë ka nisë zbatimi i kësaj marrëveshjeje, e cila si premtim elektoral, ishte zotim për mandatin e plotë qeverisës katërvjeçar dhe këtë zotim do ta realizojë. Pas miratimit të Ligjit për pagat, Qeveria inkurajon amandamentimin e tij konform dialogut social me sindikatat dhe në suaza të rritjes ekonomike.

·        Vetëm për 15 muaj në detyrë, Qeveria Haradinaj ka bërë veprime për ngritjën e mirëqenies dhe dinjitetit të arsimtarëve në vend, gjë që Qeveritë pararëndëse nuk i ndërmorrën për 20 vjet!?:

·        Është miratuar Ligji për Arsimin e Lartë;

·        Është rritur bugjeti për arsimin prej 10 përqind;

·        Është miratuar Ligji për Statusin e arsimatrëve të viteve ’90, të cilin Qeveria e drejtuar nga lideri i LDK-së Isa Mustafa, nuk e bëzani kurrë, megjithë premtimet e dhëna SBASHK-ut, që më 2016-tën (shih: http://www.sbashk-rks.org/index.php/lajme/1918-kane-nisur-takimet-e-perfaqesuesve-te-qeverise-dhe-sbashk-lidhur-me-ligjin-per-vitet-90-ta) madje Isa Mustafa për këtë me tallje thoshte se Qeveria e tij nuk mund të shlyejë borxhet e 15 ose 20 viteve më pare!?. Por u pa shumë shpejt se Qeveria Haradinaj ia doli t’i shlyej edhe ato borxhe, sepse janë borxhe ndaj qytetarëve tanë, si kompensim për djersën e tyre.

·        Ligjin për Statusin e Arsimtarëve të viteve ’90 Qeveria Haradinaj e miratoi në ditët e para të marrjes së detyrës, duke e proceduar në Kuvend në afat rekord ku edhe mori miratimin e deputetëve, si dëshmi se paskësh qenë dhe është e mundur.  Përderisa Kadri Veseli e Ramush Haradianj e mbajtën fjalën lidhur me Arsimtarët e viteve ’90 që ishte pjesë e Memorandumit të 2017, se brenda atij vitit do të procedohej në Kuvend, por këtë nuk e përmend Abdixhiku në numerologjinë e tij obsesive.

·        Ligjin për pagat që Kryeministri Haradinaj GUXOI ta dërgonte në Kuvend, megjithse i vetëdijshëm për reaksionet zinxhirore, e sipas të cilit, pagat e arsimtarëve rritën për 20 milionë euro, përkatësisht për 50 euro mesatarisht, që dmth se KOEFICIENTI është rritur për 0.2 përqind, duke arritur që paga e arsimtarit në shkollë të mesme, të jetë 600 euro.

·        Me Ligjin për pagat në sektorin publik, që nga frika e turbulencave sociale dhe grevave e kishin neglizhuar të gjitha Qeveritë paraprake, ndërsa Qeveria e Isa Mustafës e kishte tërhequr fare nga Kuvendi në mars 2017, me arsyetimin se do të dialogonte me SBASHK- gjë që kurrë s’e bëri.

·        Madje Kryeministri Mustafa në prill të vitit 2015 akuzonte SBASHK-un për grevën si të motivuar politikisht, duke mbajtur qëndrim se nuk kishte asnjë arsye për grevë në arsim.  Madje sipas ish Kryeministrit Mustafa, nëse edhe më tutje do të vazhdoi greva. E, sipas ish shefit të ekzekutivit, një gjë e tillë i bënë dëm arsimit dhe Kosovës në tërësi. Kryeministri Mustafa tha atëbotë se qeveria e ka përmbushë vendimin e saj duke i ngritë pagat nga muaji prill me 0.05 mbi bazën e përvojës së punës. (Shihhttps://zeri.info/aktuale/30711/mustafa-greva-ne-arsim-mund-te-kete-motive-politike/)

Dhe sot, nëse deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku nuk do ta kishte për synim parësor manipulimin e publikut me gjysmë të vërteta dhe Fake – News, si njeri me përgjegjësi publike, do të duhej t’i pranonte faktet sëpari, për ta fituar kredibilitet kritika e tij anti-qeveritare.

Shefi i tij i tashëm partiak, atëbotë Kryeministër, rritje page nga prilli 2016 e quante me insistim 0.05, mbi bazën e përvojës së punës!? Kurse sot, rritja mesatarisht për 50 euro nuk na qenka rritje!?

Lumir, a e ke në rregull makinën logjike!

Çdo gjë që ngritet mbi fakte është e qëndrueshme prandaj e kemi obligim qytetar ta themi vet dhe ta respektojmë kur e thotë tjetri, por çdo manipulim meriton denocim dhe ndëshkim.