12:44 / E Enjte, 09 Prill 2020

Lumiri jep një lajm të mirë: Cilësia e ajrit është përmirësuar, NO2 ka rënë 50%

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, sot ka dhënë një lajm të mrë.

Abdixhiku ka thënë se në këtë krizë, si rezutat i reduktimit të qarkullimit cilësia e ajrit është përmirësuar, shkruan IndeksOnlne.

Ai ka thënë se përqëndrimet e Dioksidit të Azotit NOË kanë rënë për 50%.

Postimi:

E në gjithë këtë krizë, megjithatë, ka një lajm të mirë. Si rezultat i reduktimit drastik të qarkullimit e aktivitetit publik, cilësia e ajrit nëpër qytetet tona është përmirësuar rrënjësisht, Përqendrimet e Dioksidit të Azotit (NO2) kanë rënë për plot 50%.

Këto janë të dhënat që morra sot nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Instituti Hidrometeorlogjik; të dyja trupa në kuadër të Ministrisë.

Rrini në shtëpi. Edhe pak.

Kur të dalim, të mendojmë seriozisht për transformim rrënjësor të transportit publik.