13:42 / E Diele, 14 Gusht 2022 / MSH

Lushaku-Sadriu “godet” Muratin: Keni realizuar vetëm 1% të buxhetit për investime kapitale

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke thënë se kjo ministri ka realizuar vetëm një për qindëshin e buxhetit për investime kapitale.

“Paska reaguar Ministri i Financave, ministria e të cilit ka realizuar vetëm 1% buxhet për investime kapitale, pra nga 103,291,413 euro ka realizuar vetëm 587,211 euro” ka shkruar Lushaku-Sadriu në Facebook.

Ajo ka thënë se përmbajtja e argumenteve që ka ngritur partia të cilën drejton, janë investimet kapitale, teksa për rëndësinë e tyre flet vet fjala “kapital”.

“Ministër, ekonomia nuk zhvillohet me pagesa, ato janë punë e zyrtarëve! Shteti zhvillohet me investime kapitale, të cilat ju i keni 1%” ka shtuar e para e Forumit të Gruas së LDK-së.

Ky është postimi i plotë i saj:

Paska reaguar Ministri i Financave, ministria e të cilit ka realizuar vetëm 1% buxhet për investime kapitale, pra nga 103,291,413 euro ka realizuar vetëm 587,211 euro.

Përmbajtja e argumenteve që ka ngritur LDK janë ‘investimet kapitale’. Sa të rëndësishme janë ato flet vet emërtimi, pra janë ‘kapitale’.

Ministër, ekonomia nuk zhvillohet me pagesa, ato janë punë e zyrtarëve!

Shteti zhvillohet me investime kapitale, të cilat ju i keni 1%.

PS: Le t’i numërojmë sëbashku ZERO-t: 48!