18:46 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Lushtaku: Çdo dosje që vie nga Serbia, është armiqësore

Njëri nga komandantët e UÇK-së, Sami Lushtaku është deklaruar rreth sagës me dosjet që po dorëzohen në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së.

Ai e ka cilësuar të çuditshme këtë, duke shtuar se nuk ka asnjë informacion rreth ngritjes së aktakuzës apo jo nga Gjykata Speciale.

Në një prononcim për RTK, Lushtaku ka thënë se është tronditëse publikimi i atyre dosjeve ku potencohet se janë fakte dhe të dhënat të marra nga Serbia.

“Gjithçka që vije nga Serbia e shoh armiqësore. Gjykatën Speciale e shoh si gjykatë politike”, ka thënë Lushtaku.

Sipas tij, qëllimi dhe synimi i kësaj gjykate është eliminimi nga skena politike e njerëzve të UÇK-së.

“Që njerëzit e ushtrisë që janë në politikë t’i eliminojë nga sekna dhe të kenë më të lehtë në bisedimet me Serbinë”, ka thënë ai.