14:08 / E Martë, 30 Qershor 2020 / C E

Lushtaku: Drenica duhet të ndryshojë 100% që unë të rikthehem aty

Gjatë ditës së djeshme është zyrtarizuar largimi i trajnerit Gani Sejdiu, nga skuadra e Drenicës.

Vetë tekniku mitrovicas e ka bërë të ditur një lajm të tillë, duke falënderuar edhe kryetarin si dhe stafin drejtues të skuadrës.

Mirëpo kanë mbetur edhe 6 xhiro deri në përfundim të këtij sezoni në Superligën e Kosovës, ndërsa skuadra nga Skenderaj po lufton për të mbijetuar në elitën e futbollit kosovar.

I kontaktuar nga KosovaPresi, ish-trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, ka thënë se mundësit që ai të rikthehet te Drenica për momentin janë zero.

“Nuk e di çfarë të them. Kam pasur shumë pyetje të tilla nga njerëz të ndryshëm qysh nga mbrëmë, por gjasat janë të pakta apo për momenti zero që unë të kthehem në klubin e Drenicës. Arsyet janë të qarta sidomos komuniteti i sportit që e di saktë se pse unë kam dhënë dorëheqje”, tha fillimisht ai.

Tutje Lushtaku ëhstë shprehur se klubi i Drenicës duhet të ndryshojë 100% në mënyrë që ai të rikthehet në klub si trajner.

“Duhen reforma dhe ndryshime 100% në klub që unë të kthehem përndryshe me kësi njerëz dhe me këtë formë apo mënyrë për interesa personale që vetëm kyçen në klub unë nuk do të jem pjesë e asaj të keqe që po e dëmtojnë klubin, ku dihet që edhe politika dhe disa njerëz që nuk e kanë vendin aty duhen të largohen nga klubi”, përfundoi ai.

Drenica renditet në pozitën e tetë me 35 pikë të grumbulluara, 4 pikë më shumë se Trepça 89 e cila gjendet në pozitën e nëntë