21:34 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lushtaku: Drenica nuk rrezikon rënien, do të mbetet në Superligë

Drenica së bashku me Prishtinën janë dy skuadrat e vetme të Superligës që asnjëherë nuk kanë rënë në një kategori më poshtë.

Trajneri i skuadrës nga Skenderaj, Tahir Lushtaku ka thënë se as këtë sezon skuadra që ai drejton nuk e rrezikon rënien.

Mendoj që këtë vit Drenica nuk do ta ketë problem qëndrimin në Superligë“, ka thënë Lushtaku në emisionin Arena Sportive.

Është një përparësi që asnjëherë nuk ka ra në Ligën e Parë. Drenica është një prej ekipeve që nuk premton shumë në kampionat por është një skuadër stabile“, vazhdoi ai.

Sukseset tjera vijnë me lojë të mirë dhe mesi i artë është fjala më e mire për ne“, përfundoi Tahir Lushtaku.

Drenica në xhiron e dytë ka mposhtur Llapin me rezultat 3-0. /IndeksOnline/