21:26 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lushtaku falënderon bashkatdhetarët që kontribuuan për të ndihmuar vogëlushen që vuan nga Leukemia

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka falënderuar bashkatdhetarët që kontribuuan për të ndihmuar në shërimin e 5 vjeçares, Fjolla Imeri e cila vuan nga Leukemia.

Dy bashkatdhetarë kanë dhuruar një shumë të konsiderueshme të mjeteve financiare, të grumbulluara nga një koncert humanitar në diasporë në mënyrë që vogëlushes t’i mundësohet shërimi, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Vogëlushja 5 vjeçare Fjolla Imeri nga fshati Podalishtë, vuan nga sëmundja e leokemisë. Si pasojë e terapisë së përdorur për shërimin e kësaj sëmundje, asaj i është paraqitur një komplikim tjetër shëndetësor në sistemin tretës. Më qëllim të ndihmës në shërimin e saj, bashkëatdhetarët Ekrem Rama e Fadil Osmani, dhuruan një shumë të konsiderueshme të mjeteve financiare, të grumbulluara nga një koncert humanitar në diasporë. Fjollës i urojmë shërim të plotë e të suksesshëm kurse bashkatdhetarët i falenderoj për humanizmin e tyre të vazhdueshëm. SL

Temat: