18:31 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / AR

Lushtaku: Kemi informata se ka keqpërdorim të mjeteve financiare tek masat për energjinë

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se kanë informata se ka keqpërdorime financiare të mjeteve për masat për energjinë.

Lushtaku në Info10, më tej ka deklaruar se shumë shpejt do të kërkojnë edhe interpelancë për këtë gjë në Kuvend.

“Kemi kërkuar raportim, sepse i kanë shkelë procedurat ligjore, por kemi edhe informata që ka keqpërdorim të mjeteve financiare për masat për energjinë. Prandaj ne kemi kërkuar një raportim, dhe së shpejti do të kërkojmë edhe një interpelancë në këtë drejtim, të ministres dhe do të shohim se si do të përgjigjet”, ka thënë ai.