21:38 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Lushtaku komenton zhvillimet e fundit në OVL-UÇK

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka komentuar ngjarjet e fundit në OVL-UÇK, ku thotë se që nga inicimi për themelimin e Gjykatës Speciale, ka pasur dyshime rreth kësaj Gjykate politike.

Ai tha se kjo Gjykatë e ka për obligim që të mos bëj spektakle të tilla si sot të cilat mund të rrezikojnë edhe stabilitetin e vendit.

“Rrjedhja e informatave të cilat vetëm Gjykata duhet t’i posedojë dhe dërgimi i tyre në zyrën e OVL-së së UÇK-së thellon edhe më shumë dyshimin mbi profesionalizmin dhe integritetin e saj”.

“Mirëpo, të gjithë qytetarët duhet të reagojnë me shumë maturi ndaj kësaj situate”.

“Përvoja e kaluar në rastin e Babait tim i cili ishte arrestuar padrejtësisht e në fund doli i pafajshëm më bën që të bashkëndjej më shumë në këto raste”.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenaria e Kosovës dhe e tillë do të mbetet!”./Indeksonline/