75 Mall Live Search
20:22 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / Gj. Sh

Lushtaku: Sot ne kuvend, u legjitimua që nënat të lindin fëmijë, e fëmiu të rritet e të mos e njoh babain e tij!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka thënë se pushteti aktual është misionar për degjenerimin dhe shkatërrimin e vlerave fetare dhe kombëtare.

Ai ka kritikuar votimin e projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

”Në seancën e sotme u votua projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, përmes të cilit mundësohet dhe legjitimohet që nënat të lindin fëmijë, e fëmiu të rritet e të mos e di kush është babai i tij”.

”Kjo për mendimin tim është në kundërshtim të plotë me ruajtjen e familjes së shëndoshë.  Këta pushtetar janë misionar të qëllimit për degjenerim e shkatërrim të vlerave tona fetare dhe kombëtare”, ka thënë Lushtaku.